Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Provokim i ri i ministri izraelit – lutet në një vend të shenjtë për myslimanët, ku vetëm atyre u lejohet të luten

    03/08/2025 22:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zemërim pas lutjes së ministrit izraelit të ekstremit të djathtë në vendin e shenjtë në Jeruzalem.

    Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga e djathta ekstreme ka shkaktuar zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme pasi ka shkelur një marrëveshje shumëvjeçare në një vend të shenjtë në Jeruzalemin Lindor.


    Itamar Ben-Gvir kreu një lutje hebraike në kompleksin e xhamisë Al-Aksa mëngjesin e sotëm, duke thyer një marrëveshje të vjetër që u lejon hebrenjve të vizitojnë vendin, por jo të luten atje, shkruan skynews.

    I shoqëruar nga oficerë policie gjatë hyrjes dhe vizitës në kompleks – që hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit – Ben-Gvir përsëriti thirrjen që Izraeli të pushtojë të gjithë Gazën dhe të nxisë atë që ai e quajti “emigrim vullnetar” të palestinezëve nga territori.

    Vizita e ministrit u dënua menjëherë si një nxitje nga udhëheqësit palestinezë dhe nga Arabia Saudite dhe Jordania, e cila është kujdestare e vendit të shenjtë.

    Zyra e kryeministrit izraelit lëshoi një deklaratë duke thënë se, pas vizitës së Ben-Gvir, nuk kishte ndryshime në politikën e Izraelit për ruajtjen e status quo-së, që lejon vetëm adhurimin mysliman në atë vend.

    Artikuj të ngjashëm

    Shefi i Hezbollahut kërcënon Izraelin: Do të shembet brenda një ore

    Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

    Raportohet se druzët e kanë ngritur flamurin e Izraelit në qytetin Sweida të Sirisë

    Të Fundit

    Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne në Gaza: “Fëmija im nuk e di çfarë shije kanë frutat”

    Trump thotë se “do të preferonte të mos ishte” i pranishëm në takimin Zelensky-Putin

    Vrasja e 36-vjeçares shqiptare nga burri në Greqi, tre fëmijët u gjetën mbi trupin e pajetë të nënës

    Përmbysja e autobusit turistik në New York, raportohet për së paku katër të vdekur

    Shukri Buja viziton Resinocin dhe Mirenën, i quan zemra e fitores

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.