Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Protestuesit në Zveçan thonë se “duan të punojnë”

    02/06/2023 11:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të premten, para protestuesve në Zveçan foli Natasha Aksenitijeviq, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal, i cili punon në sistemin serb. Ai tha se “ata janë penguar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe se janë të rrezikuar”.

    Në ndërtesën komunale në Zveçan, e cila është siguruar nga KFOR-i që nga e hëna, është vendosur kryetari i ri shqiptar ku më parë punohej vetëm sipas sistemit serb.

    Serbët atje po protestojnë sepse nuk e pranojnë kryetarin shqiptar, i cili i fitoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë. Këto zgjedhje komuniteti serb i bojkotoi.

    “Ajo që kërkojmë është që forcat speciale të largohen menjëherë nga ndërtesa, që ne të kthehemi në zyrat tona dhe të vazhdojmë punën tonë… dhe të mos vijë ai kryetar fals në Zveçanin tonë se ne nuk e kemi zgjedhur”, tha Aksentijeviq, shkruan REL.

    Në protestën, e cila ishte më masive sesa ajo e së enjtes, morën pjesë edhe punonjës të arsimit, përfshirë shkollat dhe fakultetet, shëndetësinë, punonjës të organeve të përkohshme dhe institucioneve të tjera publike që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

    Në emër të mësimdhënësve foli Ana Galjak, mësuese në shkollën e mesme në Zveçan, e cila tha se “të gjithë fëmijët kanë të drejtë për paqe”.

    “Kushtet këtu janë të pamundura për punë, të pamundura që fëmijët tanë të qëndrojnë në shkollë”, tha ajo.

    Institucionet arsimore në Kosovë në zonat serbe punojnë sipas sistemit serb.

    Artikuj të ngjashëm

    Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

    Konfiskohet municion në Zveçan, Policia jep detaje

    Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.