Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Proteston opozita në Shqipëri, bllokojnë rrugët në 6 akset kryesore

    29/10/2024 17:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në Shqipëri ka nisur në orën 17:00 bllokimi i akseve kryesore të vendit nga Veriu në Jug.

    Siç raportojnë mediat atje, në Tiranë kanë dalë edhe deputetë të opozitës duke bllokuar ish-sheshin “Shqiponja”.

    Ndërkaq, edhe aksi Tiranë – Durrës dhe Durrës – Tiranë në autostradë është bllokuar nga protestuesit.

    Janë bllokuar edhe rrugët nga Lushnja në Rrogozhinë dhe aksi paralel nga Durrësi në Rrogozhinë.

    Në kryqëzimin e Milotit, A2cnn raporton se disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në mes të autostradës, duke bllokuar lëvizjen në krahun nga Lezha në drejtim të Tiranës.

    Ka një numër më të madh protestuesish në këtë pikë që janë bashkuar nga qarku Shkodër, Lezhë dhe Kukës, ndërkohë që qytetarët nga Kurbini dhe Tropoja pritet që të bllokojnë anën tjetër të rrugës nga Tirana drejt Shkodrës dhe Lezhës.

    Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë 6 akset kryesore rrugore.

    Forcat e rendit ndodhen në pikat strategjike të protestës.

    PD ka paralajmëruar se rrugët do të zhbllokohen në orën 20:00.

    Protesta e kësaj të hëne është në vazhdën e tubimeve që Partia Demokratike ka zhvilluar prej burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe gjatë së cilave është bërë thirrje për qeveri teknike

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

    Krejt çka deklaruan organizatorët e protestës kundër  shrenjtimit të rrymës

    Protestuesit nisen drejt Ministrisë së Ekonomisë: ‘Nuk jemi bankomat’

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.