Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Protestojnë taksistët në aeroport, thonë se janë të rrezikuar me jetë nga ilegalët

    22/07/2021 11:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Auto-taksitë që operojnë në Aeroportin “Adem Jashari” janë të rrezikuar me jetë nga taksistët ilegal. Për këtë taksitë që punojnë brenda hapësirës së aeroportit akuzojnë institucionet e rendit për mos veprim përkundër që janë taksa pagues të aeroportit dhe komunës së Lipjanit.

    Për këtë situatë, rreth 100 auto-taksi kanë mbajtur një protestë një orësh në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës.

    Meqan Balaj përfaqësues i bordit të drejtorëve të shoqërisë aksionare ‘Ulpiana” SH.P.K. thekson se janë të rrezikuar nga persona që punojnë ilegalisht dhe futen në aeroport.

    Teksa shton se në ditët e fundit një koleg i tij është plagosur me armë të ftohtë nga një sulmues ilegal.

    “Jo më shumë se para dy ditësh është plagosur taksisti ynë me thikë nga një taksist ilegal duke mbrojtur të drejtën e vet. Taksistët ilegal janë bërë agresiv, të cilët sulmojnë fizikisht taksistët tanë. Policia nuk ka marrë asnjë hap, shteti nuk ka vënë drejtësi”, thekson Balaj.

    Në përkrahje të protestës ishte edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës(SPSPK) në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në ANP “Adem Jashari”.

    Kryetari i SPSPK Jusuf Azemi theksoi se për shkak të mos intervenimit të organeve të rendit, është marrë vendim që auto-taksitë ta marrin situatën vet në dorë për konfrontim me ilegalët, ani se nuk është ligjore.

    “Është marrë vendim meqë institucionet shtetërore nuk po krijojnë kushte për auto-taksitë e aeroportit, është marr vendim që pas pesë ditësh një grup i auto taksive do të punojnë dhe grupi tjetër do të ruajnë ambientin ose do të ballafaqohen me auto-taksitë  ilegal. Kjo do të thotë që auto-taksitë do të konfrontohen në mënyrë fizike për shkak të mos intervenimit të shtetit. Është një vendim jo i mirë, por megjithatë është i imponuar. Për këtë problem janë të njoftuar që nga ministri i Punëve të Brendshme e deri te komuna Lipjanit dhe të gjitha institucionet. Nuk ka lëvizje dhe tanimë auto-taksitë do ta marrin situatën në dorën e vet sa do që nuk është ligjore”, theksoi Azemi.

    Përveç sigurisë, Meqan Balaj po akuzon aeroportin edhe për vjedhje të taksive.

    “Na vjedhin taksitë ilegal dhe na kërcënojnë jetën. Na vjedh aeroporti në mënyrë arbitrare ose në mënyrë të imponuar. Pra, ose të paguani nga 60 euro secili taksistë ose nuk futeni fare në parking. Faktikisht ne e shfrytëzojmë parkingun 15 ditë dhe si shoqëri aksionare që kemi kontratë me aeroportin ne e shfrytëzojmë parkingun me 50 taksi paguajmë me 6 mijë euro në muaj. Kështu që kjo është zhvatje e madhe për xhepin e secilit taksist. Mezi arrijmë të sigurojmë bukën e gojës”, theksoi ai.

    Drejtues të sindikatës së Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, theksuan po ashtu se dy muaj më parë i kanë adresuar kërkesat e tyre në policinë e aeroportit, por që deri tash nuk është marrë asnjë veprim.

    Artikuj të ngjashëm

    Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje

    Prenkaj: Kjo që po ndodh sot në MPJD, është e paprecedent

    Kaos në ministrinë e Donika Gërvalles, punëtorët nesër në protestë

    Të Fundit

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.