Avokati kosovar, Arianit Koci, në FRONTAL të T7 ka folur për aksionin e sotëm para Kuvendit të Kosovës dhe kritikat që ka pasur ndaj deputetëve kosovarë për bllokadën politike dhe për vonesat e tyre për të marrë pjesë në seancë në kohën kur ajo ishte caktuar.
Koci ka thënë se klasa aktuale politike po sillet kështu, meqë askush s’po vepron dhe se qytetarët vetëm shkruajnë nëpër rrjete sociale dhe s’ndërmarrin asgjë.
“Këta politikanë po sillen kështu sepse ne të gjithë flasim në facebook, a kur të vjen me vepru konkretisht…”, ka thënë Koci në Frontal.