Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje

    09/11/2023 20:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti.

    Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”.

    Ky rast u denoncua në një emision hulumtues në mediat shqiptare, të cilit iu drejtuan prindërit e vajzës. Pamjet e publikuara tregonin se edukatorja e tërhiqte me forcë 3-vjeçaren, së cilës i kishte mbetur këmba në hapësirën mes krevateve. Sipas prindërve, në atë moment i është thyer kocka e kofshës, ndërsa në video dëgjohet që vajza qanë. Veprimet e tjera të edukatores vijojnë me fjalor fyes, dhe me ushtrim dhune edhe pasi vajza është ngritur nga gjumi dhe vazhdon të qajë. Prindërit e saj kanë treguar se janë njoftuar nga drejtues të kopshtit rreth pesë orë pas këtij incidenti. Sipas tyre, drejtuesit e kopshtit janë përpjekur ta fshehin ngjarjen, duke u thënë se enjtja e këmbës kishte ndodhur nga pickimi i ndonjë insekti. Por, mjekët kanë konstatuar se bëhej fjalë për thyerje të kockës (femurit).

    Ngjarja ka nxitur reagimin e shoqërisë në Shqipëri. Fillimisht u protestua ditën e martë në dyert e kopshtit jopublik, i cili u mbyll menjëherë me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ndërsa të enjten, qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit.

    Protestuesit në Tiranë kërkuan dorëheqjen e krerëve të Ministrisë së Arsimit.

    "Mos përfito nga fakti që unë nuk mbrohem dot", shkruan në një pankartë.
    “Mos përfito nga fakti që unë nuk mbrohem dot”, shkruan në një pankartë.

    Kërkesa vjen pasi vetë ministria pranoi se kopshti nuk kishte licencë nga ky institucion. Pronari e kishte regjistruar kopshtin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk kishte licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti në shërbim të fëmijëve.

    Ministria e Arsimit deklaroi se përgjegjësia e saj është vetëm pajisja me licencë, por jo kontrolli nëse biznese të tilla ushtrojnë aktivitete pa licencë. Megjithatë, ky insitutucion vendosi ngritjen e një task-force për të verifikuar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitete në shërbimet për fëmijët.

    Protestuesit kërkuan që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
    Protestuesit kërkuan që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

    “Duhet patjetër kontroll dhe çerdhet private. Janë bërë si kërpudha. Skena të tmerrshme. Edukatoret nuk e dinë se çfarë kualifikimi kanë, i marrin dhe i sjellin aty”, tha një protestuese.

    Është e paqartë se si ka arritur ky kopsht të funksionojë pa licencë dhe pa iu përgjigjur institucioneve sa i përket detyrimeve nga taksat dhe tatimet. Pronari i kopshtit është proceduar për tri akuza: “ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave”, dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

    Protestuesit më pas vazhduan marshin e tyre nga Ministria e Arsimit drejt asaj të Brendshme.

    “Jemi këtu për të kërkuar drejtësi për të funksionuar institucionet si duhet”, tha një qytetare, ndërsa folës të ndryshëm në protestë kërkuan që kjo ngjarje të pasohet me dorëheqje të zyrtarëve nga dy ministritë.

    Veç dhunës së ushtruar në kopsht, neglizhencës së institucioneve që kanë lejuar funksionimin e këtij subjekti, ka dyshime se edhe policia e ka neglizhuar ngjarjen. Për këtë arsye dy punonjës të komisariatit numër 1 në Tiranë, me gradë nënkomisar janë pezulluar dhe po hetohen për “shpërdorim detyre”.

    Policia tha se “ka dyshime se dy nënkomisarët, nuk kanë kryer veprimet e duhura hetimore për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit”.

    Të pezulluar janë edhe tre oficerë të policisë. Prindërit që ishin në protestë kanë kërkuar që të garantohet siguri për fëmijët në kopshte dhe sh/REL

    Artikuj të ngjashëm

    “U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e klasës

    Mushkonjat, sebep për ngordhjen e bagëtive në Myzeqe të Shqipërisë

    Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.