Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Protestë masive më 14 shtator në Hagë: Organizim me autobusë nga të gjitha vendet e Evropës kundër Gjykatës Speciale

    21/08/2025 14:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 14 shtator, pritet të mbahet një protestë masive në Hagë. Atje ku është selia e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Qëllimi i protestës do të jetë një organizim nga mërgata, në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

    Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë të ditur se e mbështesin këtë protestë.

    “Mërgata dhe veteranët që kemi në mërgatë kanë kërkuar ndihmën tonë nga shoqatat tona, dhe ne iu kemi përgjigjur në momentin e caktuar që na kanë thirr për këtë protestë. I kemi dy shokë, Fatmir Koci dhe Uk Lushi, Fatmiri në Gjermani, veteran i UÇK-së, dhe Uk Lushi në Amerikë. Ka qenë ideja e dyve që të roganizohet protesta më 14 shtator. Arsyeja pse mbahet më 14 shtator, sepse me datën 15 do të ketë dëshmitari i parë që do të jetë i mbrojtjes tonë, është nga Amerika, dhe do të dalim në mbështetje të tyre. T’i tregojmë të gjitha pakënaqësitë tona”, tha Gucati.

    Tashmë sipas tij, autoritetet e kanë pranuar kërkesën për protestë, ka mbetur të caktohet vetëm lokacioni.

    “Gjithçka mund të ketë, por drejtësi jo. Kërkesat për protestë do të jenë nga autoritetet holandeze, kemi bërë kërkesën me kohë, dhe na janë kthyer Emailet nga autoritetet, vetëm vendi po hulumtohet ku do të bëhet në Hagë, jemi tu prit lokacionin, si protestë është pranuar”, tha ai më tutje.

    Fatmir Koci, njëri nga organizatorët që vjen nga mërgata, ka thënë se interesimi është i madh.

    “Tash e dimë të gjithë për padrejtësitë që po i bëhen popullit shqiptar në Hagë, atje nuk po gjykohen individë, por lufta për liri dhe të gjitha institucionet. Iu bëj thirrje të gjitha partive dhe mërgimtarëve që më 14 shtator të jemi në Hagë, të tregojmë që nuk pranojmë padrejtësi në emër të drejtësisë. Andaj kemi interesim të madh të mërgimtarëve gjithandej diasporës, Amerika, Australia e Evropa, që më 14 shtator të jemi të bashkuar, dhe është koha e fundit të jemi bashkë e t’i tregojmë botës që lufta jonë ka qenë e drejtë, dhe kjo gjykatë është e padrejtë, veç kemi fillu prej protestës në Prishtinë, protesta vazhdon deri në Hagë. Besoj se do të jetë numri shumë i madh, kemi të interesuar shumë nga diaspora Në çdo qytet do të ketë autobusa për me marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit, prej çdo qyteti”, tha ai.

    Hysni Gucati më tutje, tha se kanë marrë përkrahje nga Ragip Xhaka, i cili do ta paguajë tre autobusë nga Zvicra.

    “Neve na kanë shkruar shumë në telefona, a ka autobusë. Me mundësi tona, nuk kemi mundësi autobusë prej Kosovës, por e di që mbi 200 veta deri sot, kanë filluar rezervimet me autobusa të shkojnë drejt Hagës. Nëpër Evropë është Fatmiri, ne nuk kemi mundësi autobusë prej Kosovës. Por prej dje 200 autobusa. Ragip Xhaka ka thirr dje, 3 autobusa i ka pagu përnjëherë, baba i i futbollistit të njohur, prej Zvicrës”, tha Gucati.

    Kjo protestë vjen pas asaj në qendër të Prishtinës, ku morën mijëra qytetarë.

    Artikuj të ngjashëm

    “Hashim çu shko”, Syla rikujton fjalët e Albin Kurtit, thotë që kjo Qeveri s’bëri asgjë për krerët e UÇK-së

    Klinaku: Qeveria Kurti i hoqi veteranët nga paga minimale

    Reagon Klinaku pas vendimit të Speciales për Shalën: Gjykata po i dënon luftëtarët e UÇK-së duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

    Të Fundit

    Nënë e dy fëmijëve me autizëm: Arta Bajrami me letër të hapur për Kurtin dhe Osmanin: Shteti po i kthen shpinën fëmijëve tanë!

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit t’i japin prioritet progresit dhe stabilitetit

    Ndalimi i vizitave për 11 persona, Specialja rrëzon kërkesën e Thaçit për apelim të vendimit

    Zyra e partive në KQZ rekomandon certifkimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale

    Komanda ajrore e NATO-s thotë se avionë luftarakë gjermanë u ngritën në ajër nga Rumania

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.