Mbrëmë, qyteti i Uzhicës në Serbi ishte skenë e protestave të fuqishme, ku qytetarët e pakënaqur dolën në rrugë për të shprehur mosbindjen civile. Protestuesit arritën të thyejnë kordonin policor dhe të bllokojnë rrugën kryesore që lidh Pozhegën me Uzhicën.
Policia kishte vendosur një kordon në hyrje të rrugës kryesore, në përpjekje për të ndaluar marshimin e qytetarëve. Por kjo nuk i ndaloi protestuesit e vendosur, të cilët çanë barrierën policore, ndërsa momenti u publikua menjëherë në rrjetet sociale.
Pasi thyen kordonin, protestuesit u ulën në mes të rrugës si shenjë e rezistencës së tyre paqësore. Por, reagimi i forcave të rendit nuk vonoi.
Sipas pamjeve dhe raportimeve në terren, policia fillimisht ndërhyri duke larguar tre të rinj që mbanin flamurin serb, e më pas shtyu pjesën tjetër të protestuesve, në një përplasje fizike që zgjati disa minuta. Një fishekzjarr u hodh në drejtim të turmës, duke krijuar kaos dhe shpërndarje të njerëzve drejt anëve të rrugës.
Rruga kryesore mbeti e bllokuar, ndërsa policia vendosi një tjetër kordon për të mos lejuar qytetarët të kalonin sërish.
Bravo za Užice! pic.twitter.com/RU5zRteusN
— zarko bogosavljevic (@zarkobns) July 6, 2025