Lajme

Protesta në Tiranë, OVL-UÇK: Do të nisen 60 autobusë nga Kosova, kemi mbështetje nga institucionet e Shqipërisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot e ka mbajtur një konferencë për media ku është folur për protestën 17 tetorit që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, me fillim nga ora 17:00.

Kryetari Hysni Gucati, tha se kanë gjetur mbështetje të madhe nga institucionet e shtetit shqiptar dhe se nga Kosova do të udhëtojnë 60 autobusë, teksa tregoi pak edhe rreth agjendës së tyre.

“Presim shumë përkrahje nga institucionet e Shqipërisë. Nuk jemi kundër Hagës, por kundër mënyrës së gjykimit. Organizimi ka shkuar mirë, kemi përkrahje nga Komuna e Tiranës, partitë politike dhe Qeveria e Shqipërisë. Mbi 15 shoqata të ndryshme në mbështetje tonë, rektorë e plotë. Edhe këtu nga kanë mbështetë një shumicë po jo krejt, ndoshta na mbështesin. Kemi edhe nga Lugina mbështetje.

Do të flas ish presidenti i Shqipërisë, Hysni Gucati dhe një familjar i një ushtari të UÇK-së nga Shqipëria, dhe Edi Rama besojmë që nuk na refuzon, tifozët kuq e zi. 60 autobusë nga Kosova do të shkojnë, kryetarët e komunave i kanë rezervuar autobusët, nga ora 09:00 nisemi”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button