Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe njëherë protestën e thirrur nga PD këtë të shtunë (15 mars) kundër mbylljes së TikTok.
Përmes rubrokës “Ç’kemi” në Facebook, Rama thekson se Bufi i Kënetës (Berisha) u kërkon fëmijëve të bojkotojnë shkollën dhe prindërve që tu bashkohen fëmijëve kundër mësimit për mosmbylljen e TikTok.
Sipas tij kjo situatë qesharake që ka përfshirë opozitën vjen për shkak se në krye të saj vijojnë të qendrojnë bufat që kërkojnë të helmojnë e pickojnë çdo ditë shqiptarët.
“Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e tiktok për të mos shkuar në shkollë, dhe u kërkon prindërve të bashkohen me fëmijët, kundër mësimit, dhe të dalin në shesh për Tiktokun, kjo është këneta jonë opozitare dhe filozofia e saj. Kjo ka qenë dhe do të jetë derisa të ketë Bufin që vigjilon nga ballkoni me të gjithë gjindjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë politikë e në insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke helmuar pafund çorbën e debatit politik e mediatik shqiptar. 95% e mësuesve na kërkuan mbyllni tiktok një orë e më parë, madje ata na kërkuan edhe më shumë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar, ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur. S’ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet. Apeli i bufit të kënetës, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme”, tha Rama.