Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Protesta e PD-së mbahet më 12 korrik

    24/06/2024 21:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Protesta kombëtare e opozitës në Shqipëri do të mbahet më 12 korrik, ora 20:00.

    Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa podiumi do të vendoset para Kryeministrisë.

    Ditën e premte do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, vendim i marrë nga Kryesia e kësaj partie, e cila po zhvillon mbledhjen e saj.

    Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

    Opozita sipas Lapsi.al, ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si

    “Rruga e Shpresës” dhe ku protestuesve iu drejton mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha.

    Ky i fundit ka bërë thirrje për Qeveri teknike, duke u shprehur se Edi Rama ka humbur legjitimitetin dhe qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

    Krejt çka deklaruan organizatorët e protestës kundër  shrenjtimit të rrymës

    Protestuesit nisen drejt Ministrisë së Ekonomisë: ‘Nuk jemi bankomat’

    Të Fundit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    A do t’i shkonin Osmanit në një takim me të gjitha partitë, kështu përgjigjet Peci

    “Produkti vendor do të goditet rëndë”, OEK i drejtohet me letër ZRRE-së për rrymën: Pezullojeni vendimin 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.