Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Propozohet që lokali ‘Panda’ në Pejë të shpallet muze

    04/05/2022 13:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Berat Ganiqi, në takimin e sotëm të Asamblesë Komunale, i ka propozuar Kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, që të merren masa urgjente duke gjetur forma që lokali ‘Panda’, ku më 14 dhjetor të vitit 1998 ishin vrarë 6 të rinj serb nga vet pushteti i Millosheviqit e për çfarë ishin akuzuar dhe burgosur të rinj shqiptarë, ushtarë të UÇK-së, të shpallet muze.

    Ganiqi tutje ka propozuar që ky muze të emërohet ‘Muzeu i së vërtetës’, çfarë sipas Ganiqit dhe subjektit të tij, do pasqyronte të vërteten reale të rastit të rëndë, për të cilin pasojat i vuajnë edhe sot e tutje disa prej të akuzuarve të pafajshëm.

    Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Agron Kollçaku, Vllaznim Pergjegjaj, Beqir Loxha dhe Behar Bajri, u arrestuan për vrasjet dhe u mbajtën për vite nëpër burgjet e Serbisë.

    Ky i fundit, Behar Bajri edhe sot vuan pasojat e torturave.

    Ndryshe, vrasja e 6 të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998 është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur për rreth 23 vjet nga shteti i Serbisë.

    Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Në vitin 2014, autoritetet e larta të Serbisë edhe atëherë me Vuçiqin si zv/kryeministër, kishin paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

    Më 14 dhjetor 1998, në Pejë në kafiterinë ‘Panda’ me rreth 60 plumba ishin qëlluar duke mbetur të varë të rinjtë serb, 15 vjeçari Ivan Obradoviq, 16-vjeçari Vukota Gvozdenoviq, 18-vjeçarët Svetislav Ristiq, Zoran Stanojeviq dhe Dragan Trifoviq dhe 24-vjeçari Ivan Radeviq. Dy 18 vjeçar të tjerë, Vlado Lonçareviq dhe Nikola Rajoviç dhe pronari i Panda Caffe, Mirsad Saboviq, gjithashtu u plagosën gjatë të shtënave.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy të lënduar në një aksident në Gurrakoc të Pejës

    Shpërthimi i cisternës që la të vdekur një person në Pejë, 30 ditë paraburgim ndaj pronarit të pompes

    Ndalohet pronari i pompës së derivateve në Pejë, disa ditë pas shpërthimit ku mbeti një i vdekur

    Të Fundit

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.