Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Propozimi përrallor në thellësitë e Jalës, flet djali i Ukshin Hotit që u fejua pas 8 muajsh njohje

    26/07/2022 09:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Djali i veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hotit, Andin Hoti i ka bërë propozimin përrallor partneres së tij, Kaltrina Zekës. Ai ka zgjedhur pikërisht Jalën dhe thellësitë e detit Jon.

    Çifti kanë folur për këtë moment magjik në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, duke ndarë emocionet dhe detajet e këtij çasti.

    “Doja të ishte diçka unike, sepse besoj që ju ka pëlqyer edhe juve aq shumë sa i ka pëlqyer Kaltrina. Për shkak që të mos ekzistojë kjo ‘jo’ e kam bërë në thellësi të detit.

    Ne kemi 8 muaj bashkë, nuk kemi vite ende. Ne jemi njohur në punë dhe në Bruksel më gjatë. Në aeroplan duke u kthyer prej Brukselit se atje janë karriget e ngushta dhe nuk ka mundur të ik dhe të thotë ‘jo’”, tha Andini.

    “Për mua ka qenë krejt befasi, Andini e ka mbajt të fshehtë. Ne kemi shkuar në Shqipëri për vetëm një drekë në Shqipëri. Nuk ma merrte mendja, u emocionova shumë. Ka qenë krejt idea e Andinit. Ne të dy e pëlqejmë të dy notin, detin. Andini është tipi romantik. Mua nuk më ka shkuar mendja për diçka të tillë, kaq të jashtëzakonshme”, rrëfeu Kaltrina./abcnews.al

    Artikuj të ngjashëm

    “Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

    Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdukurit

    Andin Hoti për marrëveshjen për të pagjeturit: Moment i rëndësishëm, do t’i adresojmë shqetësimet tona

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.