Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Propozimet e Dedës: Presidenti të zgjedhet nga qytetarët, kryetari i Kuvendit nga më shumë kandidatë

    13/05/2025 19:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Ilir Deda, i ka dhënë disa propozime për tejkalimin e krizës politike në Kosovë.

    Sipas Dedës, kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet në një garë me më shumë kandidatësh dhe karrigen e siguron ai që merr përkrahjen e 61 deputetëve.

    Ai po ashtu tha se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga qytetarët dhe jo më nga Kuvendi.

    “Ideale do të ishte edhe ndryshimi i një pjese të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme si për shembull ulja a pragut zgjedhor në 3%, si dhe vendosja e pragut natyral (1%) për kandidatet e pavarur”, tha ai.

    “Bllokada e tanshme do të merr epilog një ditë. Por, nëse sistemi politik mbetet i pandryshuar i kemi të garantuara bllokadat në të ardhmen”, deklaroi Deda.

    Të enjten, më 15 maj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka thirrur në takim liderët e partive politike.

    Krejt liderët i thanë “PO” shefes së shtetit.

    Mbetet të shihet në rast se pas takimit me Osmanin, do të ketë ndonjë rezultat drejt zhbllokimit të Kuvendit.

    Derisa sot as për herën e 15-të nuk u bë konstituimi i Parlamentit.

    Artikuj të ngjashëm

    Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet

    Porosia e Ilir Dedës: Nëse përnjëmend e doni Kosovën ndërrojeni Albulena Haxhiun

    Deda: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti s’e ka mësuar as bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare

    Të Fundit

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.