Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë

    06/05/2024 20:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna në Shkodër.

    Mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gruas 39 vjeçe dhe të djalit të saj 3 vjeç.

    Në operacionin e kërkimit u përfshinë edhe forca të ushtrisë shqiptare, ndërsa, me kërkesë të autoriteteve, kërkime po bëhen edhe në pjesën e Malit të Zi.

    Alma u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Ergys Arrazi.

    Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

    “Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj – ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.

    Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ishte të hënën në Shkodër për të ndjekur operacionin e kërkimit.

    Ai u bëri thirrje vajzave dhe grave që të denoncojnë dhunën.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4.798 raste të dhunës në familje, me 2.030 autorë të identifikuar nga policia.

    Mbi 700 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia, ndërsa pjesa më e madhe u gjykuan në gjendje të lirë.

    Në Shkodër, 6 maji njihet si Dita e Luleve dhe shumë qytetarë hodhën lule në ujërat e lumit Buna, në nderim të Almës dhe tre fëmijëve të saj të mitur që dyshohet se u vetëmbytën. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Aksidenti me 8 të vdekur në Shqipëri, drejtuesi i automjetit ishte një 24-vjeçar nga Shkodra

    Shkodër: Makina përplaset në shtyllë, lëndohen tre persona

    Liqeni i Shkodrës, i preferuari i mbi 39 mijë turistëve

    Të Fundit

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Të shtënat me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë – Policia identifikon të dyshuarin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.