Ndonëse shteti i kishte mbyllur 4 vjet më parë disa kazino që zhvillonin veprimtari ilegale në brendësi të territorit të Kosovës, ato janë rihapur në afërsi të Karaçevës së Kamenicës.
3 prej tyre me pronarë kosovarë e njëra me serb.
Këto biznese vazhdojnë punën në gjendje të rregullt, megjithëse në Kosovë kjo veprimtare është e dënueshme me ligj.
Rruga Rrogaqicë-Karaqevë është vendi që çon tek objektet e “meraklinjve” të lojërave të fatit.
Më poshtë, u sjellim një videomaterial që tregon vendndodhjen e kazioneve që gjenden në zonën neutrale, e që ajo kontrollohet nga KFOR-i.