Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht FSK-së.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se bëhet fjalë për një pronë prej 100 hektarësh në Batllavë, e cila siç tha ai kërkohet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë.
“Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur për aprovim kërkesën për dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarësh. Kjo pronë kërkohet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë”, tha Kurti.
Gjatë mbledhjes janë marrë edhe disa vendime tjera.