Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Promovohet libri “Gjak e Jetë për Atdhe” për heroin Ismet Bicaj, bashkëluftëtari i tij: Ky libër për mua nuk është vetëm histori, është kujtim i gjallë i shokut

    21/08/2025 09:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë ditë së djeshme në Istog u promovua libri “Gjak e Jetë për Atdhe” i shkruar nga një grup autorësh për heroin Ismet Bicaj, shkruan GazetaDemos.

    Bashkëautori i librit dhe njëherit bashkëluftëtari i Bicajt, Shasivar Haxhiaj u shpreh u nderuar që mori pjesë në këtë libër, duke thënë se “ato faqe janë kujtimi dhe nderimi i një jetë që u bë flijim për lirinë tonë, një zemër që rrahu fort për atdheun dhe një shpirt që nuk u kursye për idealin më të lartë, lirinë dhe dinjitetin e kombit”.

    “Unë si njëri prej shokëve u mundova me aq sa munda, që përmes pjesës sime të shkrimit, ta sjelli te lexuesi sa më thjeshtë një figurë komplekse e shumë dimensionale, që tashmë i takon historisë më të lavdishme të popullit tonë”, tha Haxhiaj.

    Tutje, i njëjti u shpreh se Ismet Bicaj, la jetën e mirë që kishte në Suedi dhe iu bashkua Ushtrisë më të lavdishme të popullit shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Fjalimi i plotë:

    Sot së bashku po promovojmë Librin “Gjak e Jetë për Atdhe” të heroit të kombit Ismet Bicaj. Ky libër nuk është thjesht vetëm faqe të shkruara me fjalë, por ato faqe janë kujtimi dhe nderimi i një jetë që u bë flijim për lirinë tonë, një zemër që rrahu fort për atdheun dhe një shpirt që nuk u kursye për idealin më të lartë, lirinë dhe dinjitetin e kombit. Për të përkufizuar portretin shumë dimensional të Ismeti Bicaj, pa fije dyshimi se nuk është e lehtë, jo vetëm ky libër dhe këta bashkautor, por edhe shumë të tjerë nuk do ta përmbyllin dot atë figurë emblematike aq të mirë e të dashur që kishte sjellë koha për ne, që nga momenti kur Komandant Burim Guri hyri në jetën tonë. Unë si njëri prej shokëve u mundova me aq sa munda, që përmes pjesës sime të shkrimit, ta sjelli te lexuesi sa më thjeshtë një figurë komplekse e shumë dimensionale, që tashmë i takon historisë më të lavdishme të popullit tonë. Ismeti kishte një jetë të mirë në Suedi, kishte një familje të shëndoshë, një standard të lartë jetese, por ato të mira nuk i mjaftuan, sikur ja zinin frymën, përderisa Kosovën e mbulonte tymi i zi i robërisë. Ai la këtë lluks, erdhi në Kosovës u bë pjesë e ushtrisë më të lavdishme të popullit shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si një intelektual i rrallë, me oratorinë e tij të lindur, kudo që ishte ai i fitonte zëmrat e bashkëluftëtarëve dhe kujtdo tjetër. Në këtë libër që sot po promovohet, nuk flitet vetëm për një hero, por për një shok, bashkudhëtar dhe një frymëzues, për njeriun me të cilin pata fatin të jem pranë në ditët më të vështira, në ato netë kur fjala “atdhe” ishte mbi rrezikun, mbi gjumin, ushqimin, lodhjen dhe mbi gjithçka tjetër. Ky libër për mua nuk është vetëm histori, është kujtim i gjallë i shokut, është zëri i tij që duket sikur ende më flet, njeriu që më mësoi që guximi nuk matet me fjalë, por me vepra dhe kjo është dëshmia se ai nuk vdiq, por u bë pjesë e përjetësisë sonë. Si shok lufte kam parë me sytë e mi guximin e tij, buzëqeshjen edhe në mes të rrezikut, dhe besimin e palëkundur se liria do të vinte, sado i madh të ishte çmimi. Këtë e dëshmon fakti ku në mes të breshërive të plumbave në beteja, i kërkoja të ulej, ai ma kthente “Nuk më kap mua plumbi i shkaut”! Ky libër ka edhe një tjetër peshë të madhe. Ai është shkruar nga bashkëluftëtarët e Komandant Burim Gurit, nga ata që ishin pranë, që panë me sy dhe përjetuan me zemër jetën e tij. Ne së bashku e shkruam këtë libër që historia e tij të mos mbetet vetëm në kujtimet tona, por të kalojë në duart e fëmijëve të tij (Shpatit, Vlorës e Dalinës), të kaloj tek brezat që po rriten, dhe tek të gjithë ata që sot gëzojnë lirinë falë gjakut dhe sakrificës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Ky libër është një dritare për të parë shpirtin, trimërinë e guximin, ndjenjën e krenarisë e të solidaritetit të një heroi. Është një thirrje që askush të mos harrojë çmimin e lirisë dhe një ftesë që të ecim me dinjitet në rrugën që Ismeti na la amanet. Ai është ura mes së kaluarës dhe së ardhmes, një kujtesë që nuk duhet të lejojmë që pluhuri i harresës të mbulojë gjurmët e heronjve tanë. Historinë e tij Komandant Burim Guri e shkroi vet, me trimërinë e heroizmin e tij, ne shokët e tij pa dyshim se do ta mbajmë të gjallë ashtu siç ishte e çiltër dhe fisnike. Andaj le ta lexojmë këtë libër me zemër e jo vetëm me sy. Le ta bëjmë frymëzim për të qenë më të bashkuar, më të përkushtuar ndaj atdheut dhe njëri tjetrit. Dhe ju, familjarë të heroit as dje, e as sot nuk jeni vetëm, e gjithë kjo sallë, e gjithë kjo tokë dhe ky atdhe mban me krenari kujtimin e Ismet Bicaj Komandant Burim Guri. Lavdi jetës dhe veprës së heroit tonë Ismet Bicaj, Lavdi dëshmorëve të Istogut e gjithë Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksidenti tragjik në Dollc, Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të 5 të lënduarve

    Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur mbrëmë me sulme intensive

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

    Të Fundit

    Aksidenti tragjik në Dollc, Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të 5 të lënduarve

    Zelensky: Rusia theu një antirekord të çmendur mbrëmë me sulme intensive

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

    Kosovarja kryefjalë e ‘Love is Blind’, gjen burrë dhe e takon me familjen

    Yll Limani i dhuron nënës momentin më të bukur pas koncertit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.