Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot është bërë promovimi i librit “Enciklopedia Imagjinare” e autorit Bajram Kosumi, shkruan GazetaDemos.
Për librin “Enciklopedia Imagjinare” kanë folur Agim Vinca, Merxhan Avdyli dhe Ag Apolloni.
Po ashtu në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë edhe figura të shumta publike si politikanë, shkrimtarë e profesorë.
Autori i “Enciklopedia imagjinare/Postroman”, bëri të ditur seshkronjat e para të librit filloi ti shkruajë në qelitë e Burgut të Nishit, gjatë viteve 1985-1986 dhe e përfundoi në vitin 2022, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Personazhet e librit janë të shumë strukturave sociale dhe të kohëve të ndryshme, që nga antikiteti e deri te kohët e sotme.
Libri “Enciklopedia imagjinare/Postroman” fillon me një parathënie të autorit ku shpjegon idenë filozofike të librit dhe vazhdon me tregimet për njerëzit, mendimet, veprimet, proceset dhe shfaqjet psikologjike, sociale e historike në jetën e ishullarëve. /GazetaDemos/