Sot Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti. Të njëjtit akuzohen për 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit.
Aktakuza lidhet me lejet e lëshuara për ndërtim.
Prokurorja e rastit, Lumturie Vuçetaj tha sot se ekzistojnë dyshime se ka pasur ushtrim ndikimi.
Në Konferencë, Prokurorja Vuçetaj deklaroi se prokuroria ka dyshime se Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri ka ushtruar ndikim andaj do të njoftojnë Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.
“Kemi dyshime se kryetari i Komunës ka ushtuar ndikim dhe do t’i drejtohemi Prokurorisë Speciale për ta njoftuar”, deklaroi prokurorja Vuçetaj .
“Mbi këta 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale. Vepra këto të cilat janë në kapitullin e korrupsionit zyrtar. 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa 2 vepra janë konflikt i interesit”, ka shtuar ajo.