Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetimet ndaj tre personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    26/12/2024 17:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 24 dhjetor 2024, ka pranuar një raport të paraqitur nga Policia e Kosovës – Njësia Kundër Pastrimit të Parasë, në Prishtinë, me ç’rast Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet kundër të pandehurve me inicialet Z.M dhe D.F, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së.

    Po të njëjtën datë, më 24 dhjetor 2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për zbatimin e masave të veçanta hetimore ndaj të pandehurve të lartcekur dhe po të njëjtën datë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime taktike operacionale, duke zbatuar këto masa.

    Gjatë zbatimit të masave të tilla, përfshihet në veprën penale dhe i pandehuri i tretë me inicialet V.S, për çka, Prokurori i Shtetit, më 26 dhjetor 2024, ka zgjeruar hetimet në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe menjëherë është kërkuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake lëshimi i urdhrit për masën e veçantë hetimore dhe urdhrit për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të provave dhe pasurisë së specifikuar për të tre të pandehurit.

    Gjatë këtij operacioni, në zbatimin të urdhëresave të tilla, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arritur që të shoqërojë në Polici disa persona dhe të sekuestrojë shumën prej 25.000 eurosh.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.