Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj 6 personave për vrasje të rëndë dhe vepra tjera penale

    17/01/2023 13:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje  “Vrasje e rëndë” nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ndaj të pandehurve N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 të KPRK-së.

    N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

    Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej  47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre.

    Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri.

    Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

    Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.

    Po ashtu, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij  ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihet në barrë.

    Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit. 

    Artikuj të ngjashëm

    Prokuroria në Pejë ndalon një person që dyshohet për veprën penale “mundësim në prostitucion”

    Gjykata refuzon t’ia caktojë masën e paraburgimit Akil Gjakovës, i ndalohet t’i afrohet gruas së tij prej 50 metrash

    Dhanë para për një vrasje të rëndë, Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy të dyshuarve në Pejë

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.