Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria Themelore në Pejë mban tryezë për rastet e dhunës në familje

    18/10/2024 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, ka organizuar sit tryezë me temën “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimi i personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”, aktivitet ky që kishte për qëllim shqyrtimin e çështjeve të lidhura me dhunën në familje dhe trajtimin e personave me nevoja të shëndetit mendor që janë të paraburgosur.

    Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se në ketë tryezë pune, të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, kontribut në diskutime dhe rekomandime kanë dhanë edhe nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, prokurori Lulzim Sylejmani, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përfaqësuesi i OSBE-së, Mark Lasser dhe zyrtarë të Gjykatës Themelore të Pejës dhe Policisë së Kosovës.

    Kryeprokurori Kurmehaj nënvizoi se në fund të kësaj punëtorie do të nxirren konkluzione dhe të njëjtat do t’i dërgohen institucioneve kompetente për trajtim të mëtejshëm.

    Ndërkaq, diskutimet e zhvilluara gjatë këtij takimi u fokusuan në zgjidhjen e problemeve të dhunës në familje, me një theks të veçantë në trajtimin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

    “Koordinatorja e dhunës në familje në Prokurorinë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani Gacaferri, informoi të pranishmit se deri më tani janë pranuar 259 kallëzime penale për veprën penale “Dhuna në familje”, prej të cilave janë ngritur 208 aktakuza, ndërsa janë kërkuar 38 masa paraburgimi dhe 16 ekzaminime psikiatrike për të dyshuarit”, thuhet tutje në njoftim.

    Konkluzionet e arritura gjatë tryezës :

    1. Rritja e kapaciteteve njerëzore, financiare dhe infrastrukturore për strehimin dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor në nivel qendror dhe lokal;
    2. Realizimi i premtimit të Komunës së Pejës, për ndarjen e parcelës së tokës për ndërtimin e qendrës për trajtimin dhe rehabilitimin e personave me nevoja të shëndetit mendor;
    3. Rritja e bashkëpunimit ndër-institucional për rastet e dhunës në familje dhe të personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Të Fundit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.