Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

     Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja me 47 persona të përfshirë

    15/03/2023 14:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar për shënjestrimin e dy rasteve të reja me 47 persona të përfshirë në vepra penale.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori Blerim Isufaj pas takimit që ka mbajtur me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda transmeton GazetaDemos.

    Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”, “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

    “Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ka ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe xhirollogarive bankare”, thuhet në komunikatën për media.

    Po ashtu, bëhet e ditur se janë sekuestruar shtatë banesa dhe tokë bujqësore/ parcele 10,591 m2, ngrirje të xhirollogarisë bankare me vlerë monetare 186 milionë e 861 mijë e 75 euro, janë sekuestruar katër vetura të markave të ndryshme, janë sekuestruar pasuri të luajtshme me vlerë si dhe po para të sekuestruara kesh.

    Ndërsa, rasti i dytë i shënjestruar nga Prokuroria Speciale ka të bëjë me 24 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, “Shmangie nga tatimi” si dhe “Mashtrim në prokurim publik”.​

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.