Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy serbëve për krime të luftës kundër popullsisë civile

    30/06/2025 10:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër të pandehurve J.J dhe V.T , për veprën penale “Krim i Luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar sipas nenit 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.

    Të pandehurit J. J dhe V.T akuzohen për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë kryer vrasjen e dy viktimave R.E dhe M.H.

    Hetimet vërtetuan se gjatë kësaj periudhe J.J dhe V.T kanë rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit Sh. D dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H dhe R. E.

    Në mbështetje të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të mbajë gjykimin në mungesë për shkak se të pandehurit J.J dhe V.T janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

    Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për t’i vënë para përgjegjësisë kryesit e këtyre veprave penale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

    Gjykimi po shkon drejt fundit, përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

    Zjarre masive në Izmir të Turqisë, evakuohen mbi 10 zona banimi

    Të Fundit

    Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy serbëve për krime të luftës kundër popullsisë civile

    Gjykimi po shkon drejt fundit, përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

    Zjarre masive në Izmir të Turqisë, evakuohen mbi 10 zona banimi

    SHBA dhe Britania zyrtarizojnë marrëveshjen tregtare: Ulen tarifat për makinat dhe pjesët e avionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.