Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Prokuroria Speciale me njoftim, tregon pretendimet në të cilat nuk do të mbështetet në gjykimin ndaj ish-krerëve

    07/05/2025 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se nuk do të mbështet në disa pretendime që kanë të bëjnë me ndalimin dhe keqtrajtimin e një personi në Ferizaj dhe vrasjen e një tjetri, që tashmë përmenden në aktakuzë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Po ashtu, sipas njoftimit Prokuroria ka bërë të ditur se pasi janë shqyrtuar provat e pranuara dhe në interes të lehtësimit të drejtësisë, e po ashtu efikasitetit të procedurës, ata nuk do të mbështeten edhe në pretendimet se Jakup Krasniqi ka qenë i pranishëm dhe vizitoi dhomën ku mbaheshin të ndaluarit në Malishevë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Prokuroria ka njoftuar se nuk do të mbështeten as në pretendime se Rexhep Selimi e kërcënoi një person në tetor të 1998-ës, identiteti i të cilit është i redaktuar.

    Të gjithë personat për të cilët ka pretendime se janë ndaluar, vrarë e kërcënuar, emrat e tyre janë të redaktuar për publikun.

    Veç kësaj, ZPS-ja ka sqaruar se në dy raste të redaktuara i referohen të njëjtit person, dhe jo dy personave të ndryshëm por që nuk kanë dhënë detaje se për cilën pjesë bëhet fjalë.

    Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. 

    Artikuj të ngjashëm

    Enver Hoxhaj takon në Irak zv/kryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje se do ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës

    Von der Leyen reagon pas telefonatës Trump-Putin

    Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

    Të Fundit

    Enver Hoxhaj takon në Irak zv/kryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje se do ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës

    Von der Leyen reagon pas telefonatës Trump-Putin

    Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.