E lajmin se ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e ka konfirmuar ky institucion për Demos.
Ai po hetohet për shpëlarje të parave, shmangie nga tatimi dhe për raportim të rremë të pasurisë.
“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”., thuhe në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Demos.
E intervsitimin e ambasadorit Berishaj e ka konfirmuar më herët edhe avokati i tij, Tomë Gashi, i cili tha se ai ka dhënë “deklaratë sqaruese”, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për “të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb”.