Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria po heton rreth 1.700 kontrata njëburimore të Qeverisë Kurti, tre prokurorë po merren me rastin

    22/11/2024 15:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale ka intensifikuar punën për hetimin e kontratave njëburimore në Qeverinë Kurtin.

    Kjo prokurori është duke i hetuar rreth 1.700 kontrata njëburimore që janë dhënë në këtë mandat qeverisës.

    Se për këtë rast tejet voluminoz janë caktuar tre prokurorë.

    “Prokuroria është duke u marrë me rreth 1.700 kontrata njëburimore. Meqenëse rasti është voluminoz, prokuroria ka caktuar tre prokurorë që të merren me rastin. Kontrata që po hetohen janë nga të gjitha institucionet. Prej ministrive, kompanive publike, e deri të agjencitë qeveritare dhe institucionet tjera publike”, kanë thënë brenda Prokurorisë Speciale.

    Intensifikimin e punës së prokurorisë në çështje e tregon edhe rasti i Telekomit të Kosovës. Më 6 nëntor, kësaj kompanie, Prokuroria Speciale i ka kërkuar sqarim për disa kontrata njëburimore.

    Rasti e kishte publikuar vet drejtori i Financave në Telekom, Feim Kelmendi.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai e kishte kritikuar prokurorinë për këtë rast.

    “Me date 6 Nentor 2024 permes nje shkrese kerkon nga Telekomi qe per qellime hetimi te ofrohen ne dispozicion nje numer kontratash, dokumentacion tjeter dhe sqarime lidhur me keto kontrate. Ne parim duket gjithcka ne rregull, prokuroria ka te drejte qe nis hetime per cka do qe dyshon. Por ajo qe eshte teper shqetesues nga kjo qe prokuroria po i cileson si hetime jane 2 ceshtje: 1. Zhargoni qe perdore prokuroria ne shkresa zyrtare eshte gjuha e njejte qe po perdorin politikajt ne studio televizive: pershembull termi “kontrate nje burimore”, ky term nuk eshte term ligjor, termi ligjor eshte Procedure e Negociuar e tenderimit”, duke shtuar se prokuruar nuk duhet përdor terminologji politike.

    “Pra, duket qarte qe prokuoria qellimisht perdore terminologji te rrugeve e jo terminologji ligjore gjate hetimeve. 2. Dokumentet se bashku me sqarimet e kerkuara me date 6 Nentor jane pergatitur sipas kerkeses me date 8 (brenda dy diteve) dhe eshte njoftuar kerkuesi qe dokumentet jane te gatshme. Te njejtit njoftuan se dokumentet do te vijne ti marrin diten e hene me date 11 Nentor”, kishte shkruar ai. /Nacionale/

    Artikuj të ngjashëm

    Kush janë dy personat e dyshuar ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për spiunazh?

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër tetë personave për falsifikim të dokumenteve dhe shpëlarje parash

    Prokuroria Speciale: Vazhdon mbledhja e provave për sulmin në Zubin Potok

    Të Fundit

    Reagon Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër – Albin Kurti

    Kryeqyteti njofton për dy linja të reja të autobusëve

    Vodhi disa herë në të njëjtin market, arrestohet 34-vjeçari pasi kapet në flagrancë nga pronari

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.