Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria ngre aktakuzë ndaj KEDS dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e një punëtori

    03/09/2025 15:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër KEDS dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e një punëtori nga rryma.

    “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër personit juridik “Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike” SH.A, dhe ndaj të pandehurve A.Z, G.N dhe A.N, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës.”

    Sipas aktakuzës “me datë 4 shkurt të vitit 2023, në fshatin Levoshë të komunës se Pejës, i pandehuri  si person juridik “Kompani Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A”, në cilësinë e përgjegjësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore, ka rrezikuar jetën e njerëzve në atë mënyrë, që i pandehuri në cilësi të pronarit të personit juridik edhe pse ka qenë i detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, konkretisht në sigurimin e kushteve të sigurta  për punë, nuk ka krijuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës për parandalimin e rreziqeve, nën rrjetin largpërçuesve-sipërfaqes mbi të cilën shtrihet rrjeti për të krijuar siguri gjatë ndërhyrjes në linje dhe nuk ka zbatuar organizimin e procesit të punës tek kyçja e rrymës në rrjetë nga ekipi i ndërhyrjes pa i respektuar procedurat në fuqi të parapara me vlerësim të riskut, ashtu që, ditën kritike deri sa i dëmtuari tashmë i ndjeri V.P, punëtor mirëmbajtës i rrjetit  gjatë procesit të punës, duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasojë vdes në vendin e ngjarjes.

    “Kurse, i pandehuri A.Z, në cilësinë e udhëheqësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore dhe në cilësi të përgjegjësit për komunikim me dispeçerin në Qendrën Komunikuese në Pejë, derisa viktima pjesë e ekipit me të pandehurin dhe punëtorin I.Sh ishte duke e kontrolluar rrjetin e energjisë elektrike , i pandehuri, pa u siguruar se viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik, përmes numrit të tij të telefonit, kontakton Qendrën Komunikuese në Pejë, duke i kërkuar që në linjën e lartcekur të lëshohet rryma, dhe në bazë të kërkesës së tij, nga baza lëshohet rryma, ku si pasojë e kësaj viktima V.P, vije deri tek kontakti  me rrymën dhe si pasoj vdes në vendin e ngjarje. Ndërsa i pandehuri, A.N në cilësinë e koordinatorit të rrjetit (udhëheqës në detyrë) përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, bashkë me të pandehuri G.N, cilësinë e  ekspert të  sigurisë dhe shëndetit ne punë, nga pakujdesia, edhe pse kanë qenë të detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, duke mos i respektuar rregullat e lartcekura kanë vënë në rrezik jetë e punëtorëve të KEDS-it, ku si pasojë ka humbur jetën viktima V.P, punëtor i kësaj kompanie.”

    “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë.”

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes veterani i UÇK-së, Smajl Kruna

    Kryeparlamentari Basha nga Prekazi: Është obligim i yni ta vazhdojmë rrugën që ata trasuan me veprat e tyre

    I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti

    Të Fundit

    Vdes veterani i UÇK-së, Smajl Kruna

    Prokuroria ngre aktakuzë ndaj KEDS dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e një punëtori

    Kryeparlamentari Basha nga Prekazi: Është obligim i yni ta vazhdojmë rrugën që ata trasuan me veprat e tyre

    I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti

    Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimet e zgjedhjeve të 12 tetorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.