Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria ngre aktakuzë kundër Gjergj Dedajt, kanosi Presidenten pasi e shkarkoi nga posti i Ambasadorit

    24/01/2024 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj.

    “Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha ajo.

    Pas shkarkimit të tij, Dedaj, kishte përmendur kanunin ndaj Osmanit meqë shkarkimin e tij e kishte konsideruar “hakmarrje politike”.

    “Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, tha Dedaj.

    Pas kësaj deklarate, kabineti i Osmanit kishte konfirmuar se Dedaj ishte denoncuar te organet e drejtësisë për këtë deklaratë.

    “Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, kishte konfirmuar në janar të 2022-ës në një përgjigje për T7 Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes Osmani.

    Dedaj e kishte përmendur Osmanin edhe në deklaratën e tij në Hagë, duke iu referuar si e “ashtuquajtur presidente”.

    “Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, tha Dedaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjergj Dedaj shokon me deklarata: Kurrë në jetë s’më ka rënë kush shuplakë, ai që më bie shuplakë ai dhe unë nuk jetojmë më

    Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

    Gjergj Dedaj, i mllefosur: Më shkarkuan brenda ditës, edhe me vra dikënd nuk bëhet kështu

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.