sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria ngre aktaktuzë ndaj 13 personave, tetë prej tyre zyrtarë të Komunës së Ferizajt

    05/07/2021 12:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 13 personave për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja dhe dhënia e ryshfetit”, raporton Express.

    Në mesin e tyre janë edhe nëntë zyrtarë, teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë (9) persona zyrtar- teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt”, thuhet në njoftim.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

    “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.”, thuhet në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Ferizaj, 05 Korrik 2021- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë (9) persona zyrtar- teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.​

    Artikuj të ngjashëm

    Prokuroria cakton 48 orë paraburgim për Molliqaj dhe të tjerët

    Prokuroria deklarohet rreth zjarrit në IML: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarje

    Dëshmia e Halitjahës – Avokati i Veselit gjen një lëshim të Prokurorisë, jep vërejtje serioze

    Të Fundit

    “Të bashkuar kundër dhunës”, Haxhiu nënshkruan memorandume me klerikët fetarë

    Musliu-Shoshi: Me Albinin, ata që e mbajnë shtetin nënçmohen e vidhen

    Reduktime të ujit në pjesën dërmuese të kryeqytetit, KRU ‘Prishtina’ njofton për orarin

    Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

    Tahiri: Kosova nën qeverisjen e Vetëvendosjes, parajsë për matrapazët, ferr për punëtorët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.