Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë A.L. i dyshuar për “ushtrim të ndikimit”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.”