Prokuroria Speciale ka treguar se për çka është paraqitur sot në këtë institucion ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, ka bërë me dije se Krasniqi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale.
Në një prononcim për Reporteri.net, ajo ka njoftuar se çështja në fjalë është duke u hetuar nga kjo prokurori.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi.