Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria konfirmon ndalimin e burrit të Arta Bajramit, kërkohet paraburgim për të

    07/02/2023 09:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njësitë policore të Kosovës katër ditë më parë kanë arrestuar një person të dyshimtë.

    Personi i arrestuar në këtë rast ishte Xhemajl Xhimi Sekiraqa. Deri tek arrestimi i të lartcekurit erdhi për shkak të një kërkimi ndërkombëtar.

    Xhemajl Xhimi Sekiraqa ishte në kërkim prej shumë kohësh, nën dyshimin për “Grabitje”.

    Edhe pse në lidhje me arrestimin e tij pati publikime të shumta, ku ndër të tjerash u deklarua edhe këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, e cila njihet edhe si bashkëshortja e tij.

    Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga të cilët është konfirmuar edhe arrestimi e më pas ndalimi i të dyshuarit.

    Madje nga kjo Prokurori është theksuar se pas ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të dyshuarit është kërkuar edhe caktimi i masës së paraburgimit.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”,u tha në përgjigjen e dhënë nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Ulaj po ashtu tha se “për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”.

    Në kuadër të këtij rasti nga Policia e Kosovës ishte thënë se operacioni operativ në këtë rast ka rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ishte theksuar në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

    Kur në fillim ishte raportuar për arrestimin e të njëjtit, pati edhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Në profilin e tij në Instagram, i lartcekurit kishte publikuar edhe një fotografi bashkë me këngëtaren Arta Bajrami, duke bërë të ditur se gjendet në shtëpi.

    Ngjashëm ka vepruar edhe vetë këngëtarja. Ajo publikoi fotografi duke thënë se bashkë me bashkëshortin janë duke kaluar kohë kualitative.

    “Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur! Data: 05.02.2023”,shkroi Arta Bajrami.

    Duhet përkujtuar që në aludimet e para të bëra në lidhje me këtë rast, theksohej se i njëjti dyshohet për grabitje të gjërave tejet të shtrenjta e si pasojë ishte edhe në kërkim të vazhdueshëm nga autoritetet e hetuesisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Arta Bajrami sqaron letrën e hapur ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit: Nuk ka ngjyrim politik, bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë

    Të Fundit

    Partitë po vazhdojnë me akuza të ndërsjella, konstituimi i Kuvendit kurrkund

    Arta Bajrami sqaron letrën e hapur ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit: Nuk ka ngjyrim politik, bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë

    Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi

    Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

    Policia në Gjilan ndalojnë disa persona, konfiskojnë edhe armë e substanca narkotike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.