Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër të dyshuarve për laboratorin e drogës në Prizren

    08/05/2025 14:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, pjesë e grupit të dytë, lidhur me aksionin ku është zbuluar laboratori i  drogës me datë 23.04.2025.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dyshuarit deri në datën e lartcekur në Prizren, pa autorizim dhe në bashkëkryerje, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa”, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, në atë mënyrë që në një objekt të mbyllur krijojnë një laborator të brendshëm “In door”, të sofistikuar me pajisje përcjellëse si llampa për ndriçim artificial dhe ngrohje të bimëve të kanabisit.

    Të njëjtit kultivuan dhe rritën 175 bimë të llojit “Kanabis Sativa”, të cilave u bëjnë tharjen dhe i përgatisin për shitje në treg. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Po ashtu, njëri nga të pandehurit, pa autorizim dhe në bashkëpunim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa” me qëllim të ofrimit për shitje, e cila me ligj është shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun nga kultivimi që i bënë vet bimës, planifikon shitjen e narkotikëve personave të ndryshëm. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Gjatë kryerjes së kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë Kosovë, më datë 07.05.2025 janë gjetur dhe sekuestruar:

    14 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 11.2 gram,

    Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë prej 1.2 gram të gjetura në automjetin VË Golf 7 ;

    Dy peshore digjitale, gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 433.6 gram,

    16 paketime të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 14.9 gram,

    Një qese najloni me katër folie transparente,

    Një paketim me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 0.5 gram,

    Para në shumë prej 1020€ dhe 30 franga zvicerane,

    Telefona,

    Vetura.

    Po ashtu, njëri nga të arrestuarit, duke qenë në dijeni të plotë për veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të narkotikëve, i ofron objektet banesore të pandehurit tjetër, dhe për mbulim lidh kontratën për shfrytëzimin e paluajtshmërisë.

    Përderisa banesën tjetër fqinje, ia ofron të pandehurve për strehim, kamuflim dhe kujdes për bimët narkotike të krijuara në laboratorin e brendshëm “In door”. Gjithashtu, në bashkëpunim për çdo lëvizje të dyshimtë për zbulim nga policia, i mbajnë të informuar të pandehurit tjerë brenda laboratorit. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer në ndihmë veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Kryeprokurori Petrit Kryeziu, ka lëshuar edhe urdhër të përkohshëm ndalues për sekuestrimin e dy objekteve banesore në sipërfaqe prej 214 m2, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesë në gjykatë për Urdhër Ndalues Përfundimtar për banesat në fjalë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

    Të Fundit

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

    Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

    Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.