Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria kërkon dënimin e ish-gjyqtarit Berisha të akuzuar për marrje ryshfeti, mbrojtja lirimin e tij  

    24/04/2023 15:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e ish- gjyqtari Sali Berisha, i cili po akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje me dhjetë fishekë, ndërsa mbrojta lirimin e tij, duke pretenduar që aktakuza ishte e padrejtë.

    Fjalën përfundimtare të Prokurorisë me shkrim e kishte përgatitur prokurorja e rastit Iliriana Çollaku Tafa, ndërsa e dorëzoi dhe e elaboroi prokurori special Ilir Morina i cili e njoftoi gjykatën se e njëjta nuk mund të paraqitej në seancën e sotme për shkak të angazhimeve që kishte, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Morina gjatë elaborimit të të njëjtës tha se me provat e administruara gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor ishte vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë që i akuzuari Berisha i kishte kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

    Prokurori Morina po ashtu tha se i akuzuari Berisha në kohën kur kishte kryer veprat penale për të cilat akuzohet ushtronte funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Pejë në Departamentin e Krimeve të Rënda.

    Ndër të tjera i njëjti kërkoi që gjykata që të mos i marr parasysh deklarimet e të akuzuarit Berisha gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij dhe njëkohësisht i propozoi gjykatës që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit.

    Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Besnik Berisha fjalën e tij përfundimtare e dorëzoi me shkrim, i cili gjatë elaborimit të njëjtës iu drejtua gjykatës që të kenë parasysh që nuk kishin një kriminel, e as një njëri të korruptuar para vetës dhe se deri ditën që iu kishin vënë prangat të akuzuari Berisha, i njëjti nuk kishte turpëruar asnjëherë togën e gjyqtarit.

    Avokati Berisha po ashtu iu drejtua trupit gjykues duke iu thënë se “fati” i të akuzuarit Berisha ishte në “duar” të trupit gjykues, duke shtuar dhe i propozuar gjykatës që të njëjtin ta konsiderojnë të pafajshëm dhe ta lirojnë nga aktakuza e padrejtë.

    Tutje, avokati Berisha kërkoi që të konstatohet që duke iu referuar fjalës përfundimtare të prokurores tha se e njëjta kishte bërë precizim dhe ndryshim të dispozitivit të aktakuzës duke i propozuar gjykatës që të njëjtat të mos i konsideroj precizime por t’i trajtoj si fakte kriminale të reja të cilat veç provonin pafajësinë e të akuzuarit Berisha.

    Lidhur me këtë çështje prokurori Morina tha se nuk kishte ndryshime në dispozitivin e aktakuzës dhe se pjesët tjera ishin vetëm argumente që ishin elaboruar nga prokuroria në raport me aktakuzën.

    Shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë çështje penale, u caktua të bëhet më 28 prill 2023.

    Ndryshe, shqyrtimi fillestar dhe ai i dytë ishin mbajtur nga gjykatësi Arben Hoti, i cili kishte vendosur për kundërshtimet e mbrojtjes, mirëpo pas kthimit të rastit në rivendosje nga Gjykata e Apelit dhe pas caktimit të gjykatësit Hoti si u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lëndën e ka trashëguar gjykatësi Mentor Bajraktari, i cili më pas kishte vendosur sërish sipas udhëzimeve të Apelit.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

    Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.

    Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet.

    Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.

    Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.