Prokurori i Shtetit, përfshirë Prokurorinë Speciale, nuk kanë urdhëruar nisjen e hetimeve kundër KQZ-së.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Liridonë Kozmaqi.
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e perfshire edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së.”, tha Kozmaqi për DEMOS.