Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria e Durrësit merr një vendim për fëmijët që dyshohen se vranë babain e tyre

    02/03/2024 21:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria e Durrësit do të bëjë eksperimente hetimore për të përcaktuar se cili nga fëmijët Hygerta apo Hysen Meta qëlloi me 4 plumba në drejtim të babit të tyre Pëllumb Meta.

    Ky vendim, është marrë për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë fëmijët gjatë hetimeve paraprake. Policia Kriminale në Durrës është duke kryer eksperimente hetimore edhe në banesën e familjes Meta për të përcaktuar këndin e qitjes dhe mënyrën si kanë vepruar fëmijët.

    “Hygerta Meta do të dërgohet nga hetuesit në poligon, do t’i vihet përballë një pistoletë TT e njëjtë me atë që u përdor në vrasjen e Pëllumb Metës. Ajo duhet të demostrojë para ekspertëve se është e aftë për të përdorur armën dhe më pas për të qëlluar. Ndërkohë eksperimenti tjetër ka të bëjë me mënyrën si u hap gropa ku u gjet i varrosur kryefamiljari Meta dhe kohën që mund t’i duhet dikujt për të hapur një gropë të atyre përmasave. Gjithashtu burime për Klan Nëse kanë konfirmuar se viktima dhe djali i madh Hyseni kanë pasur debate të vazhdueshme pasi ky i fundit nuk punonte.

    Po ashtu Pëllumb Meta iu kishte thënë fëmijëve se do të shiste tokën që ndodhej në zonën industriale, por që atyre nuk do t’u jepte para. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Blerina Meta e ka nxjerrë të njëjtën tokë në shitje, në mënyrë që të sigurojë të ardhura dhe të kujdeset për fëmijët që janë në burg. Vajza e madhe e familjes në dëshminë që ka dhënë para hetuesve ka shpjguar se babai ishte autoritar duke mos përmendur në asnjë moment dhunën.

    Ajo prej disa ditësh po jeton me nënën e saj tek shtëpia e gjyshërve, pasi është ndarë nga bashkëshorti me të cilin ishte e fejuar prej 3 vitesh. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën. Ky i fundit akuzohet vetëm për fshehje të kufomës. Ndërsa 25 vjeçari dhe 19 vjeçarja akuzohen edhe për “vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, raporton KlanTv.

    Artikuj të ngjashëm

    Tragjedi në Durrës: 50-vjeçari vdes në vendin e punës

    Durrës: Trupi i 64-vjeçarit gjendet pa shenja jete në plazh

    Sërish aksident me fatalitet në Durrës, vdes një 22-vjeçar

    Të Fundit

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.