Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit synon t’i mbrojë të drejtat e tyre

    29/03/2023 12:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorit synohet të mbrohen të drejtat e konsumatorit, duke ofruar nivel të dëshirueshëm të produkteve dhe siguri të tyre.

    Kështu u tha në debatin publik që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur për këtë projektligj, transmeton GazetaDemos.

    Anëtari i këtij Komisioni, Driton Hyseni u shpreh se përmes këtij diskutimi publik u ofrohet mundësi që të gjitha palët të japin komentet e tyre që do të futen pastaj si amendamentet.

    “Ligji i ri që do të miratohet i adreson në mënyrën adekuate me qëllim që interesi i konsumatorit të jetë në nivel të dëshirueshëm të jetë aty ku e ka vendin, sepse ne mendojmë që e kemi për obligim edhe si deputet, por edhe ju zyrtar dhe organizata që të japim kontributin maksimal që konsumatori t’i mbrohet e drejta e tij dhe do të bëjmë maksimumin që konsumatorët të jenë të kënaqur me atë që ligji i cili do të miratohet në Kuvendin e Kosovës do të prodhoj terren. Pra, një nivel të dëshirueshëm të produkteve, një siguri të produkteve që u prodhohen në vend, por edhe një nivel të shërbimeve konform kontratave që ata nënshkruajnë qoftë me autoritetet publike apo ndërmarrjet private”, theksoi ai.

    Ndërsa, Njazi Shala nga Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit u shpreh se në grup punues kanë qenë, por substanca e këtij plotësim ndryshimi nuk ndërlidhet me këtë çështje.

    Shala tha se plotësim ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit ka katër qëllime përmes të cilave synohet harmonizimi me ligjet e BE-së e rekomandimet që vijnë për mbrojtje të konsumatorit.

    “Përmban 4 qëllime kryesore harmonizimin me ligjet e BE, transpozimi i direktivës 2019/21, 61, rekomandimet e ekspertëve të BE në realicion me ligjin bazë për mbrojtjen e konsumatorit 2018, rekomandimet që vijnë nga politikat qeveritare… Përmirësimin e disa aspekteve teknike sikurse emërtime, apo referime apo rregulla ligjore si janë të prezantuar me ligj bazë”, u shpreh ai.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.