Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Projektet e renovimit të stadiumeve kosovare ende larg përfundimit

    15/08/2023 19:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra Kombëtare e Auditimit publikoi raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe rikonfigurimi i Stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”, duke vlerësuar kështu efikasitetin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut, asaj të Gjilanit dhe Gjakovës në menaxhimin e projekteve për renovimin e stadiumeve si dhe përmbushjen e qëllimeve të prokurimit për këto projekte.

    Sipas Udhëzuesit të UEFA, tri projektet në fjalë i takojnë kategorisë së katërt të stadiumeve, me kapacitet më të madh, të atilla që në momentin e licencimit, në to mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare të klubeve dhë kombëtares së Kosovës.

    Në njoftimin e ZKA-së thuhet se këto stadiume janë të vetmet të kësaj kategorie që janë duke u realizuar në Kosovë. Vlera e përgjithshme e kontratave që kishte lidhur MKRS me komunat për renovimin e tri stadiumeve ishte 16.7 milionë euro, ndërsa deri në kohën kur auditimi është kryer janë shpenzuar vetëm 5.6 milionë euro.

    “Rezultatet e auditimit kanë vënë në pah se realizimi i këtyre projekteve u përcoll me vonesa disavjeçare, kosto shtesë si dhe cenim të transparencës dhe konkurrencës në proceset e prokurimit. Pavarësisht se kanë kaluar katër deri në shtatë vjet që nga fillimi i procesit, stadiumet janë ende larg përfundimit. Madje, projektet mund të mos përfundojnë plotësisht dhe të mos funksionalizohen brenda afatit optimal kohor”, thuhet në komunikatë.

    Konkluzioni i ZKA-së është se MKRS dhe Komunat: Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë nuk i arritën qëllimet e përcaktuara për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve. Rezultatet e auditimit tregojnë se mos sigurimi me kohë i parakushteve të nevojshme bëri që shpronësimi i pronave për projektin e renovimit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë të shndërrohet në pengesë kryesore të realizimit të punimeve.

    Ndërsa Komuna e Gjilanit ka bërë ndryshime substanciale të kontratës për renovimin e stadiumit pa respektuar hapat e duhur, duke i shkaktuar komunës kosto shtesë prej 219,680 euro.

    “Përveç kësaj, proceset e prokurimit u përcollën me probleme që cenuan transparencën dhe konkurrencën përgjatë tyre. Procedurat e negociuara në tri raste të prokurimit nuk u arsyetuan siç duhet dhe nuk plotësuan kushtet e duhura për t’u shfrytëzuar si të tilla”, thuhet në raport.

    Hartimi i projektit për stadiumin e qytetit në Gjakovë, në mungesë të dokumenteve të nevojshme ligjore, rezultoi me zvogëlimin e numrit të ulëseve dhe kategorisë së stadiumit nga kategoria katër në atë tre, sipas udhëzuesve të UEFA-së. Njëkohësisht, shkaktoi vonesa edhe në realizimin e projektit. Ky projekt është në fazën fillestare të realizimit.

    Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca vlerësoi se mos realizimi i projekteve për renovimin e stadiumeve është e pafavorshme për futbollin dhe sportin në Kosovë. Madje, mos përfundimi i tyre paraqet rrezik për Kombëtaren e Kosovës dhe klubet sportive, pasi ato mund të detyrohen që ndeshjet ndërkombëtare t’i zhvillojnë në shtetet fqinje apo në rastin më të keq, t’i humbin ndeshjet me rezultat zyrtar.

    Për të siguruar që projektet e renovimit të stadiumeve të përfundojnë me sukses dhe brenda afateve sa më të shkurtra kohore, ZKA dha nëntë rekomandime.

    Artikuj të ngjashëm

    Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

    Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, miratohet formati i kualifikueseve të EURO 2028

    Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.