Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Projekt 8 milionësh për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Malishevë

    06/07/2024 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga viti i ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve mbi hapësirën kur po punohet

    Nga viti i ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve mbi hapësirën ku po punohet.

    Projekti për “Malishevën urbane”, siç e quan kreu i kësaj komune, thuhet se do ta transformojë qytetin.

    Qytetarët shprehin mendime të ndryshme rreth këtij projekti.

    “Na kanë blloku në të gjitha anët, s’kam çfarë të shtoj. Po zgjatet shumë. Është projekt i mirë, mirëpo për momentin është pengesë e madhe për banorët e Malishevës”, ka thënë Nuhi Krasniqi, banor i Komunës së Malishevës.

    Kurse qytetari Halil Ahmeti, ka thënë se me “gjërat që po rregullohen po bëhet shumë bukur po bëhet”.

    “Është duke u punuar shumë ngadalë. Këtu ishte dashtë me qenë trefishi i punëtorëve, është dashur të punohet 24 orë për t’u lëshuar më shpejt qendra sepse është qendër komunale”, ka shtuar banori Safet Mazreku.

    Për kryetarin e Malishevës, ky projekt ka qenë i domosdoshëm.

    “Tani për tani jemi në implementimin e projektit më të madh që njeh historia e Komunës së Malishevës, e ajo është ndërtimi i parkingjeve nëntokësore e që është mbi shesh të dëshmorëve, e që sheshi do të rikthehet prapë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Kastrati.

    Ai ka treguar se çka është punuar deri më tani rreth këtij projekti.

    “Tashmë jemi në sheshin e Dëshmorëve, përkatësisht në qendër të Malishevës, e ku ka qenë rrethi i atëhershëm, aty krijohet një nënkalim që qytetarët të kenë mundësi të kalojnë apo t’i realizojnë nevojat e veta më shpejt dhe në mënyrë më kualitative”, ka shtuar ai.

    Opozita e kritikon se vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

    “Me fillimin e idesë së projektit të ‘Malishevës urbane’ siç e kanë propaganduar këta vazhdimisht, ne si opozitë jemi munduar ta përçojmë zërin opozitar. Vërejtjet dhe këshillat që vazhdimisht i kanë bërë asamblistët tanë nuk janë marrë parasysh”, ka theksuar Mevludin Mazreku nga PDK

    Artikuj të ngjashëm

    Policia dhe nxënësit e një shkolle në Malishevë me aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik

    Vdekja e 12 vjeçarit dje në Malishevë, policia: Ishte rrëzuar në shtëpinë e tij

    E dhimbshme, vdes një 12 vjeçar nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.