Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Progresi drejt integrimit në BE, Shqipëria vlerësohet pozitivisht në Strasburg

    19/06/2025 17:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për përparimin e bërë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë mbledhjes së 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të zhvilluar sot në Strasburg.

    Në deklaratën përmbyllëse të përbashkët, u theksua angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj procesit të integrimit evropian, i cilësuar si një shtysë thelbësore për zhvillim.

    Komiteti vlerësoi gjithashtu faktin se Shqipëria, si vendi i parë kandidat që ka nisur negociatat me metodologjinë e re të zgjerimit, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zbatimin e reformave kyçe.

    Mbledhja u bashkëkryesua nga Marco Tarquinio, në emër të Parlamentit Evropian dhe Toni Gogu, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për dialog konstruktiv ndërmjet delegacioneve të të gjitha forcave politike.

    Roli i Kuvendit të Shqipërisë në përshpejtimin e këtyre reformave u konsiderua thelbësor, ndërsa u nënvizua domosdoshmëria e mbështetjes së vazhdueshme nga BE-ja në këtë proces. Komiteti përshëndeti gjithashtu përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, sidomos në përballjen me sfidat globale dhe në forcimin e stabilitetit rajonal përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit.

    Mbledhja e ardhshme e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri pritet të zhvillohet në Tiranë, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti./TCh

    Artikuj të ngjashëm

    “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i jep përgjigje Grida Dumës

    ShBA dhe Britania u pajtuan që Irani nuk guxon të ketë armë bërthamore

    Ustawienia Konta Użytkownika w Aplikacji Mostbet

    Të Fundit

    “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i jep përgjigje Grida Dumës

    ShBA dhe Britania u pajtuan që Irani nuk guxon të ketë armë bërthamore

    Ustawienia Konta Użytkownika w Aplikacji Mostbet

    Imazhet satelitore zbulojnë dëmet në reaktorin bërthamor në Iran

    Leonbet: Αποκτήστε 150% Μέχρι 550 + 10% Επιστροφή Μετρητών”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.