Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti, në deklaratën që bëri kryeministri së fundmi, duke thënë se “fetë erdhën e shkuan, ne ende jemi këtu”.
Përmes një postimi në facebook, Qerimi u shpreh se një deklaratë e tillë është fyerje e rëndë dhe përçmim i hapur ndaj trashëgimisë fetare të shqiptarëve, sidomos islamit.
“Islami nuk “erdhi dhe shkoi”, por mbeti dhe na ndihmoi të mbijetojmë si komb gjatë periudhave më të errëta të historisë. Deklarata e Albin Kurtit reflekton ideologjinë e tij ateiste, që është e huaj për shumicën e shqiptarëve dhe e rrezikshme për unitetin e popullit dhe kombit tonë”, u shpreh Qerimi.