Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Profesori amerikan për Abdixhikun e Krasniqin: Të përgjegjshëm, Kosova ka nevojë për ta

    19/11/2022 22:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori amerikan, Edward P. Joseph është takuar me liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, gjatë vizitave që këta po zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Joseph, ka njoftuar në Twitter për dy takimet që mbajti me Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës e Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Fotografive të publikuara nga këto takime, Joseph u ka bashkëngjitur përshkrime të ngjajshme për dy opozitarë, duke i vlerësuar si “figura të përgjegjshme”.

    “Shumë mirë të takohesh me një figurë të përgjegjshme opozitare si Lumir Abdixhiku, lider i LDK-së. Kosova ka nevojë për liderë që nuk ecin në kurthet e Beogradit, dhe gjithmonë ecin me ShBA-në”, shkroi ai fillimisht për takimin me Abdixhikun.

    Great to meet with a responsible opposition figure like ⁦@LumirAbdixhiku⁩, Leader of LDK. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade's traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/QaJsJC8C3G

    — Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022

    Ndërkaq, më vonë, ai njoftoi edhe për një takim me Krasniqin, duke e quajtur edhe atë “lider të përgjegjshëm”.

    “Shumë mirë të takohesh me një figurë të përgjegjshme opozitare si Memli Krasniqi. Kryetar i PDK-së. Kosova ka nevojë për liderë që nuk ecin në kurthet e Beogradit, dhe që gjithmonë ecin me ShBA-në”, tha ai.

    Great to meet with a responsible opposition figure like @MemliKrasniqi, President of @PDKzyrtare. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade's traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/t7j4sHxVZS

    — Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022

    Mesazhi qendror i dy kryeopozitarëve nga këto vizita, ishte nevoja për bashkërëndim të hapave të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara.

    Sipas tyre, Qeveria Kurti nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në, të cilën e cilësuan aleat strategjikë të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.