Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Profesorët universitarë i kërkojnë Kurtit e Haxhiut t’i heqin kufizimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

    28/08/2024 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe 25 intelektualë dhe profesorë universitarë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me kufizimet financiare të vendosura ndaj mbrojtjes juridike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe personave të tjerë të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Profesorët universitarë përmes një letre që i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Albulena Haxhiu, theksojnë se vendimi për të zvogëluar shpenzimet për mbrojtjen juridike cenon të drejtën për një mbrojtje efektive dhe barazi në proces, duke vënë në rrezik integritetin dhe legjitimitetin e kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së.

    Në letrën e tyre, 25 profesorët universitarë kërkojnë rishikimin urgjent të udhëzimit administrativ që kufizon mbështetjen financiare, me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave të të akuzuarve dhe të mbrohet e drejta historike dhe ligjore e Kosovës.

    Nënshkrues të kësaj letre, që i është dorëzuar në muajin prill kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu janë profesorët e njohur, si Enver Hasani, Hakif Bajrami, Muhamet Mustafa, Isa Qosja, Shefkije Islamaj, Adem Rusinovci, Shkumbin Istrefi, Ismet Sijarina, Luan Jaha dhe shumë të tjerë.

    Si intelektualë dhe profesorë universitarë, ata në letrën e tyre konsiderojnë se kufizimi i shpenzimeve financiare për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së dhe/ose të personave të akuzuar për krimet e supozuara, siç përcaktohen shprehimisht në Ligjin Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përbën vendim të pabazë, të paarsyeshëm dhe joproporcional, i cili njëkohësisht paraqet edhe kufizim të mundësisë dhe të aftësisë për mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës heroike të UÇK-së.

    Duke qenë të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe duke marrë në konsideratë rreziqet e rikonfirmimit të integritetit të saj, 25 profesorët universitarë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për rishikimin e këtij udhëzimi administrativ, në mënyrë që të mos kufizohet dhe pengohet arritja e qëllimit.

    Kjo është letra e plotë e profesorëve universitarë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu:

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Vetaksident me fatalitet në Pejë

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.