Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Produksioni nuk ia mbanë premtimin për operim Anisës, reagon klinika – del me sqarim të gjatë

    13/03/2025 14:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anisa Veseli, sa ishte brenda në Big Brother Vip Kosova, produksion i pati premtuar se do t’ia mbulonte shpenzimet e operacionit, ngase Veseli kishte probleme me pjesën kurrizore të shpinës dhe pikërisht kjo ishte arsyja pse ajo u fut brenda për ta fituar çmimin e madh, në mënyrë që t’i siguronte paratë për operim.

    Me daljen e saj, thuhet se ajo i kreu disa kontrolle, e që pastaj, Anisa tregon se ajo u mashtrua nga produksioni.

    Derisa, në lidhje me këtë së fundi reagoi edhe klinika, ku e cila tha kjo kompani i mundësoi Anisës udhëtimin në Stamboll, qëndrimin dhe kontrollet mjekësore.

    Sipas këtyre të fundit, ata nuk kanë pasur asnjë kontratë sponsorizimi apo bashkëpunimi me BBVK dhe as me Anisën.

    “Nëse ky emision ka krijuar përshtypjen se kompania jonë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve të operacionit – kjo është e pavërtetë dhe jashtë përgjegjësisë sonë”, thuhet në reagim.

    Gjitashtu, ata shtuan se e kanë lajmëruar me kohë Anisën, se ata nuk do t’ia mbulojnë shpenzimet e operimit dhe pas kontrolleve asaj i është propozuar se në këtë fazë ka nevojë për terapi fizikale dhe jo për operim.

    Postimi i plotë:

    REAGIM ZYRTAR I A+ MEDICAL SOLUTION

    Në lidhje me përfshirjen e kompanisë sonë në rastin e znj. Anisa Veseli dhe interpretimet e dhëna në media, sqarojmë sa vijon:

    A+ Medical Solution është një agjenci ndërmjetësimi ekskluzivisht për ndërhyrje estetike në spitalet dhe klinikat më të njohura në Turqi. Ne nuk ofrojmë trajtime ortopedike, (operacionet e skoliozës).
    Në shenjë mirëkuptimi dhe solidariteti, A+ Medical Solution i mundësoi znj. Veseli udhëtimin në Stamboll, akomodimin, qëndrimin dhe kontrollet mjekësore – të gjitha të mbuluara nga kompania jonë. Kjo ndihmë ishte thjesht humanitare dhe pa asnjë detyrim kontraktual.
    A+ Medical Solution nuk ka pasur asnjë kontratë sponsorizimi apo bashkëpunimi me Big Brother VIP Kosova dhe as me znj. Veseli.
    Nëse ky emision ka krijuar përshtypjen se kompania jonë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve të operacionit – kjo është e pavërtetë dhe jashtë përgjegjësisë sonë.
    Asnjë përfaqësues i A+ Medical Solution nuk ka premtuar publikisht e as privatisht mbulimin e shpenzimeve të operacionit, as në deklaratat zyrtare dhe as në rrjetet sociale.
    Pas ekzaminimeve të hollësishme në Emsey Hospital, Prof. Dr. Bekir Yavuz Uçar, në epikrizën e datës 25.02.2025, konkludoi:


    ✅ Operacioni nuk është i nevojshëm në këtë fazë

    ✅ Rekomandohet terapi fizike, Pilates, Zumba dhe ushtrime të tjera

    ✅ Rivlerësim pas 6 muajsh

    Anisa Veseli që në ditën e pare të takimit me agjencinë tonë, ka qenë e sqaruar se nuk ka mbulim të shpenzimeve të operimit nga ana jonë.
    Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht përfundimi mjekësor, znj. Veseli ka insistuar për operacion dhe ka përdorur metoda të papërshtatshme (shantazhi, kërcënimi, frikësimi) për të krijuar një perceptim të rremë, përfshirë incizime të fshehta në emisionin “Piranja”, duke u shtirur si klientë dhe duke krijuar skena për të detyruar kompaninë tonë që t’ia paguajë operimin.
    Kjo ka qenë një përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të dëmtuar imazhin e kompanisë sonë, duke prezantuar gabimisht ndihmën tonë si një premtim për mbulimin e shpenzimeve të operacionit.
    A+ Medical Solution operon me transparencë, etikë dhe profesionalizëm. Ndihma për znj. Veseli ka qenë një gjest humanitar, të cilin disa individë kanë tentuar ta keqpërdorin për interesa personale. Ne nuk do të lejojmë që humanizmi dhe mirëbesimi ynë të përdoren për përfitime të padrejta apo për të dëmtuar reputacionin tonë. A+ Medical Solution mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve estetike të sigurta dhe profesionale, gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të etikës dhe kujdesit ndaj pacientëve.

    Artikuj të ngjashëm

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.