Që nga orët e hershme të mëngjesit kuksianët janë duke u drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjet nacionale të 11 majit në Shqipëri.
Në të gjithë qarkun e Kukësit janë 139 qendra të votimit, të cilat shumica prej tyre janë hapur në ora 07:00, por kishte edhe nga ato që hapjen e filluan me disa minuta vonesë.
Në fshatin Kolësh i Kukësit pati probleme në hapjen e votimit, zyrtarët e kanë zgjidhur këtë problem brenda minutave.
Parregullësi pati edhe në fshatrat Arren dhe Topjan, në këto fshatra kanë ndërruar disa kuti të votimit.
Parregullësi të tjera në këtë bashki nuk janë vërejtur. Aty të drejt vote kanë rreth 80 mijë qytetarë.