Komisionerët dhe vëzhguesit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po kërkojnë që procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë të shtyhet për nesër, raporton GazetaDemos.
Kështu bëjnë të ditur burimet tona nga salla e numërimit të votave, të cilat po ashtu thanë se një kërkesë e tillë erdhi si pasojë e problemeve të shpeshta teknike, që rrjedhimisht bën të rinumëroheshin kutitë.
Në njërën kuti kanë dalë tri vota më shumë sesa në data bazë të procesimit.
Në një tjetër kuti dy vota më shumë sesa në data bazë të procesimit.
Dhe në një tjetër, një votë më shumë sesa në data bazë të procesimit.