Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Problemet me frymëmarrjen gjatë dimrit, çfarë duhet të bëni kujdes?

    20/12/2023 16:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes.

    Ajo karakterizohet nga simptoma të ndryshueshme dhe të përsëritura si; mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollën.

    Këto episode mund të ndodhin disa herë në ditë ose disa herë në javë dhe veçanërisht natën.

    Është një patologji që prek të gjitha moshat.

    Astma në dimër

    Ekspertët thonë se astma përkeqësohet ndjeshëm gjatë stinës së dimrit, falë shpërndarjes masive të viruseve të gripit dhe të ftohurës.Mushkëritë e njeriut janë tepër të ndjeshme në këtë stinë, dhe sëmundjet respiratore mund të nxisin astmën shumë lehtë.

    Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj faktorëve nxitës të astmës, rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara, muskujt ngushtohen dhe sekrecionet më të shumta, duke e bërë marrjen e frymës më të vështirë.

    Si të parandaloni episodet astmatike në dimër?

    Sipas ekspertëve, hapi i parë drejt parandalimit është që të merrni ilaçet ekzistuese me përpikëri.

    Së dyti, duhet të qëndroni sa më larg njerëzve që janë të sëmurë me grip ose janë të ftohur.

    Lani shpesh duart me ujë të ngrohtë e sapun.

    Shmangni prekjen e fytyrës dhe hundës me duar të palara.

    Rrisni nivelin e lagështisë në shtëpi,

    Ushqehuni shëndetshëm dhe sigurohuni të merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

    Çfarë ndodh gjatë shpërthimit të astmës?

    Në këtë pikë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke vështirësuar marrjen e frymës.

    Nxirje të buzëve dhe thonjve,

    Shtrëngim të kraharorit,

    Vështirësi në të ecur dhe në të folur.

    Kur goditeni nga astma, përpiquni të ruani qetësinë dhe të merrni frymë gjatë dhe thellë.

    Qëndroni ulur, sepse ky pozicion lehtëson frymëmarrjen dhe rrini larg faktorit që shkaktoi këtë shpërthim.

    Në çdo rast emergjence, shkoni menjëherë te mjeku. /Agroweb

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.