Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Probleme për Listën “Guxo” edhe në Kllokot: Do të garojmë pa Vetëvendosjen

    08/07/2021 12:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas Istogut, Ferizajt e Gjakovës, Listës “GUXO” i kanë dalë probleme edhe në Komunën e Kllokotit. Përfaqësuesi i Listës “GUXO” në këtë komunë, Nehat Rexhepi, në një prononcim për Gazetë Blic ka thënë se do të garojnë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

    Rexhepi ka deklaruar se zyrtarja e kësaj partie, Donika Gërvalla, i ka vendosur para aktit të kryer, pra nuk i ka pyetur nëse dëshirojnë të garojnë vetëm apo me Vetëvendosjen, e që sipas tij, këtu kanë filluar pakënaqësitë.

    “Ne kemi vendosur që të garojmë vetëm në zgjedhjet lokale, pra iniciativa e Vjosës në komunën e Kllokotit në garën për Asamblist, kandidon e vetme pa asnjë parti tjetër. Unë mendoj që koordinatorët dhe degët e Listës ‘Guxo’ nëpër komuna kanë qenë para një akti të kryer. Ne nuk jemi pyetur fare, ata e kanë marrë vendimin vetëm, për këtë arsye ka pakënaqësi dhe do të shkojmë vetëm në zgjedhje”, thotë ai.

    Ndryshe, udhëheqësja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ky vendim nuk është pritur mirë nga degët e “Listës Guxo” në Gjakovë, Ferizaj,  Istog dhe Kllokot, të cilët e kanë kundërshtuar.

    Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Donika Gërvallës:

    Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe votues të Listës Guxo,Në zgjedhjet nacionale Lista Guxo ka garuar bashkë me Lëvizjen Vetvendosje dhe së bashku arritëm që me forcën e votës të bëjmë ndryshimin e pritur nga qytetarët e Kosovës. Prandaj jemi të bindur që garimi i përbashkët edhe në zgjedhjet lokale do të sjellë përfundimisht ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.Prandaj Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetvendosje. Kjo jo vetëm për arsye se Lista e Referendumit (VV + Guxo + Alternativa) arriti fitoren plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por edhe sepse koalicioni ynë i përbashkët qeveritar ka dëshmuar se din dhe don ta bëjë ndryshimin e premtuar.Koalicioni synon shtetin ligjor e me mundësi të barabarta për të gjithë.Askush nuk ka të drejtë që në emër të Listës Guxo, në emër të frymës dhe konceptit të saj politik, të mbledhë vota me destinacion tjetër.Lista Guxo përfaqëson ndryshimin. Të gjithë ata që përqafojnë vizionin politik të Listës Guxo duhet të synojnë ndryshimin e premtuar rrënjësor në vend dhe jo të qenit patericë e koncepteve të tjera politike, të cilat në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ndëshkuar rëndë nga qytetarët e vendit.Nryshimet që po vijnë në Kosovë do të krijojnë perspektivë më të mirë për të gjithë. Kjo nuk arrihet me ndarje të posteve shtetërore për militantë partiak, pa ekspertizë e kompetencë profesionale.Ata që ndihen të zhgënjyer për faktin që përzgjedhja në institucionet shtetërore tashmë bëhet në bazë të kritereve profesionale e jo duke shpërblyer militantë partiak, nuk e kanë kuptuar qartë mesazhin që votuesi kosovar dha në zgjedhjet nacionale.Njoftojmë anëtarët dhe simpatizantët e Listës Guxo se gjatë ditëve të ardhshme, së bashku me dy deputetët e Ferizajit të Listës Guxo dhe me mbështetësit dhe aktivistët e shumtë do të takohemi për t’u koordinuar rreth hapave të mëtejmë. Takime të tilla do të mbahen në të gjithë vendin.

    Artikuj të ngjashëm

    Vetëvendosje kërkon nga SHBA dhe BE të jenë me racional në kërkesat e tyre karshi Kosovës

    Vetëvendosja në Prishtinë tallet me Përparim Ramën: Nuk ka informata për Lojërat Mesdhetare

    VV e Prishtinës pas arrestimeve të mbrëmshme: Përgjegjësia bie mbi Përparim Ramën

    Të Fundit

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, ja emri “interesant” që i la djalit

    Erëra të forta, KEDS njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.